Please enter at least 3 characters.

Sfarqa: Qeveria i ka votat për ratifikimin e Demarkacionit (Video)

2017/04/sfarqa1.jpg

Muharrem Sfarqa, kryetar i Komunës së Ferizajt, njëherit anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se beson se Qeveria e Kosovës i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sfarqa shtoi se është çështje e koalicionit qeverisës për të dërguar marrëveshjes e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Sfarqa ka folur edhe për qëndueshmërinë e koalicionit qeverisës në nivel qendror.

"Nuk mund të ketë prishje të njëanshme të koalicionit PDK-LDK, sepse ky koalicion duhet të kryejë obligimet që ka marrë", tha Sfaqraq, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.