Seriali hit i Netflix "The Diplomat" do të ketë sezonin e katërt: U njoftua edhe para premierës së sezonit të tretë
Seriali i njohur i Netflix-it "The Diplomat" do të ketë një sezon të katërt dhe ky lajm u bë zyrtar edhe para premierës së sezonit të tretë.
Ky informacion u konfirmua nga Drejtori i Përmbajtjes së Netflix, Bela Bajaria, gjatë një prezantimi në Nju Jork. Data e saktë e premierës për sezonin e tretë është ende e panjohur, por është planifikuar të mbërrijë në Netflix këtë vjeshtë, shkruan Variety.
Në episodet e reja do të luajë përsëri Keri Russell në rolin kryesor, së bashku me Rufus Sewell, Alison Janney, David Gyasi, Ali Ahn, Rory Kinnear dhe Ato Essandoh. Bradley Whitford, i cili do t'i bashkohet kastit, do të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.
Sezoni i tretë i serialit sjell trazira të reja politike, Kate Wyler, përfaqësuesja amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, e cila deri më tani ka luftuar me një rol që nuk e ka kërkuar, tani është në një kaos edhe më të madh.
Pasi ajo akuzoi zëvendëspresidenten Grace Penn për pjesëmarrje në një plan terrorist dhe zbuloi se po synonte zyrën e saj, situata u bë edhe më e ndërlikuar. Presidentja ka vdekur dhe burri i saj, Hal, mbahet përgjegjës për vdekjen e tij.
Ndërkohë, Grace Penn bëhet udhëheqësja e botës së lirë dhe Hal vazhdon ta "shtyjë" Keitin drejt postit të zëvendëspresidentit.
Deri më tani janë publikuar disa foto nga sezoni i tretë, dhe shumë fansa kanë thënë se mezi presin episodet e reja. /Telegrafi/


