Please enter at least 3 characters.

Serbi, pesë të vdekur dhe 161 raste të reja me COVID-19

2020/08/images_cms-image-000015720.jpg

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar rreth gjendjes më të fundit rreth pandemisë globale të quajtur COVID-19.

Numri i qytetarëve të infektuar me coronavirusin në shtetin serb në 24 orët e fundit është 161, raporton b92, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë edhe pesë persona të tjerë, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera.

Gjithashtu është bërë e ditur se me oksigjeno terapi janë edhe 52 pacientë të tjerë.

Ndryshe, theksojmë se deri më tani kanë ndërruar jetë shkaku i COVID-19 gjithsej 689 persona. /Telegrafi/