Please enter at least 3 characters.

Serbët fajësojnë Ivanovicin për humbje

2016/01/serb-euml-t-faj-euml-sojn-euml-ivanovicin-p-euml-r-humbje_hd.jpg

Serbët i janë vërsulur ashpër kapitenit të tyre, Brasnilav Ivanoviç për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ndeshjen e ndërprerës mes Serbisë dhe Shqipërisë e regjistori me rezultat 0:3.

Në kërkim të një fajtori, media vendëse ka kritikuar ashpër futbollistin e Chelseat se ka qenë fare i papërqendruar gjatë deklaratave që ka dhënë në fillim para juristëve të UEFA’s dhe, më pas, deklaratat që ka dhënë nëpërmjet “skyp”-it para zyrtarëve të CAS-it.

Sipas medias, Ivanoviç ka qenë kontradiktor dhe kjo e ka rënduar edhe më tepër pozitën e Serbisë për të triumfuar në gjyqin e fundit.

Sipas asaj që raporton “kurir.rs”, Ivanoviç ka deklaruar në seancën dëgjimore të UEFA-s, e vlefshme për procesin që po kryente Komisioni i Apelit, se pas ndërprerjes së ndeshjes kishte shkuar vetëm për të bindur lojtarët shqiptarë që të ktheheshin në fushë, transmeton Expres.

Deri këtu, sipas medias serbe, nuk ka asgjë të keqe, por ndërkohë, në seancën dëgjimore, të vlefshme për procesin që u zhvillua në CAS-in e Lozanës, Ivanoviç pat deklaruar se kishte shkuar te dhoma e shqiptarëve, por jo vetëm.

Ai kishte shkuar aty së bashku me arbitrin dhe ish-trajnerin Advokat. Kjo, sipas medias, është një gafë që ka lëkundur ndjeshëm besimin e gjyqtarëve në raport me Serbinë dhe po ashtu ka zbehur shpresat që ata të dilnin të fituar nga kjo betejë.

Ivanoviç ka qenë në shënjestër të kritikave mediatike menjëherë pas ndeshjes. Në deklaratën e tij ai tha se u ndie keq që ekipi shqiptar u trajtua në mënyrë të tillë në Beograd dhe se futbolli nuk duhet të përzihet me politikën.

Menjëherë pas kësaj deklarate “të butë” kundrejt shqiptarëve, Ivanoviç u kritikua se nuk kishte mbrojtur sa duhet vendin e tij dhe se duhet t’i kishte fajësuar shqiptarët për gjithçka që ndodhi në Beograd.