Senegali mposht Burkina Fason për të kaluar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës
Senegali ka shënuar fitore ndaj Burkina Fasos me rezultat 3-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës.
Pjesa e parë edhe pse solli shumë raste, rrjetat heshtën, ndërsa skuadrat dukeshin të barabarta në atë që prodhuan.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 70-të, kur Abdou Diallo kaloi në epërsi Senegalin për 1-0.
Pas gjashtë minutash Senegali shtoi epërsinë.
Sadio Mane asistoi te Idrissa Gueye i cili ishte i saktë për 2-0.
Burkina Faso që ishte befasia e këtij kampionati arriti të hap ndeshjen me golin e Ibrahim Blati Toure që shënoi për 2-1.
Por si të përfundonte kjo ndeshje pa një gol të Sadio Mane, i cili gjeti rrjetën në minutën e 87-të për 3-1.
https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1488978492494471170
Senegali fiton dhe kalon në finale, ku pret fituesin e ndeshjes Kamerun – Egjipt. /Telegrafi/


