")
Please enter at least 3 characters.

Senatorja Warren shpall kandidaturën për të sfiduar Trumpin më 2020

2019/01/9D396D2A-98EC-47E1-A125-DEC58AFB60B6_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg

Senatorja, Elizabeth Warren, shpalli fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.

Senatorja demokrate nga Massachusetts, e njohur për kritikat e saj ndaj bankave dhe korporatave të mëdha, u bë kandidatja e parë e rëndësishme që deklaroi synimet e saj për zgjedhjet presidenciale përmes një video të postuar në internet në prag të Vitit të Ri.

"Klasa e mesme e Amerikës është nën sulm. Si arritëm këtu? Miliarderë dhe korporata të mëdha vendosën të donin më shumë nga torta. Dhe ata i kërkuan politikanëve të iu ndajnë një copë të madhe nga ajo" tha Warren.