Please enter at least 3 characters.

Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën

2016/01/f.0915070626886_m.jpg

Në zgavrën e gojës në gjendje normale gjenden afër 700 lloje të ndryshme bakteresh. Këto mikroorganizma nuk janë të dëmshëm nëse nuk kalojnë në qarkullimin e gjakut ku lidhen me pllakëzat e gjakut dhe shkaktojnë koagulime, të cilat janë të rrezikshëm për të shkaktuar infarkt.

Nëse dhëmbët nuk pastrohen rregullisht, vjen deri te gjakderdhjet e gingivës (mishit të dhëmbëve) me ç’rast mundësohet depërtimi i baktereve të ndryshme në qarkullim.