Selena xhirohet në një debat të ashpër me një roje sigurie, njerëzit pretendojnë se ai shtyu fansat në koncert
Selena Gomez ka marrë pjesë në koncertin e Beyonce të premten, ku fansat xhiruan momentin e sherrit të saj me një roje sigurie.
Përkatësisht, gjatë mbërritjes në koncertin në Paris, këngëtarja u pa në një debat të ashpër me rojën e sigurisë që e shoqëronte. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e reagimit të saj të dhunshëm, megjithatë janë spekuluar dy arsye.
Përdoruesit e rrjeteve sociale spekuluan se personi në video ishte pjesë e sigurisë së saj personale pasi u pa duke e ndjekur disa herë gjatë koncertit dhe se vonesa në koncert ishte arsyeja pse nisi zënka.
Siç transmeton TMZ, mediat kanë kontaktuar përfaqësuesit e saj, por ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë situatë.
Megjithatë, shumë të tjerë e lavdëruan Selenan në rrjetet sociale, pasi dyshohet se i ka mbrojtur fansat nga roja e sigurisë që i ka shtyrë gjatë takimit. Më vonë, fansat pretenduan se roja po e shoqëronte shoqen e saj, Raquelle Stevens.
Gomez ishte një nga të famshmit e shumtë që ndoqi performancën e Beyonce në turneun e ri, ‘Renaissance’, që ka nisur më 10 maj. Natalie Portman, Kris Jenner e Lenny Kravitz, janë të famshmit tjerë pjesëmarrës. /Telegrafi/


