Sela pritet nga këshilltari për çështje politike dhe ekonomike në Ambasadën e ShBA në Maqedoni
29/06/2016
Kryetari i Lëvizjes për reforma PDSh, Ziadin Sela ka realizuar takim në Ambasadën e SHBA në Maqedoni, me këshilltarin për çështje politike dhe ekonomike, David Stivenson, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit, në qendër të vëmendjes ka qenë situata e përgjithshme politike dhe tema të tjera të karakterit politik, thuhet mes tjerash në komunikatën e LR-PDSH./Telegrafi/


