Sekuestrohen dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje në një shtëpi në Graçanicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto
18/04/2025
Një person është arrestuar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në fshatin Dobrotin të Graçanicës.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


