Sekuestrohen armë në Pejë, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është arrestuar njё person i dyshuar për veprat penale “mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘sulm’ “, në rrugën “Ramiz Gjema”, në Pejë.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima se bashku me tё dyshuarin e rastit, nga viktima ёshtё deklaruar se kishin mosmarrёveshje me tё dyshuarin, pas pyetjes nga zyrtaret Policor se a posedon diçka ilegale, i dyshuari deklaron se ka disa armё me leje tё skaduar.
“Stacioni Policor në Pejë, me datën 09.06.2026, rreth orës 14:10, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se njё person kёrkon ndihmё nё rrugёn ‘Ramiz Gjema’ në Pejë. Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima se bashku me tё dyshuarin e rastit, nga viktima ёshtё deklaruar se kishin mosmarrёveshje me tё dyshuarin, pas pyetjes nga zyrtaret Policor se a posedon diçka ilegale, i dyshuari deklaron se ka disa armё me leje tё skaduar”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas kontrollit nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar: Njё pushkë BAIKAL TOZ-17-01, njё pushkë BOLT RIFLE, njё pushkë BRNO FOX II 22 HORNET, një karikator, 250 fishek tё kalibrave tё ndryshëm. /Telegrafi/


