Sektori i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës do punojë edhe të shtunave
63:"Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
11:"Atdhe Mulla
21/07/2022
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Drejtoria e Administratës-Sektori i gjendjes civile do të punojë edhe gjatë pauzës dhe të shtunave deri në ora 14:00.
Orari i ri i punës do të zgjasë nga 23 korriku deri më 30 shtator.
“Të dashur qytetarë, duke filluar nga data 23 korrik deri më 30 shtator Drejtoria e Administratës – Sektori i Gjendjes Civile do të punoj edhe gjatë kohë së pauzës si dhe të shtuneve nga ora 10:00 deri në 14:00”, thuhet në njoftim.
Kërkesat për pajisje me dokumente personale nëpër komuna kryesisht shënojnë rritje gjatë sezonit të verës si shkak i udhëtimeve si dhe ardhjes së diasporës.


