Please enter at least 3 characters.

Sekretari i NATO-s vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

2021/03/Jens-Stoltenberg-03-shkurt-foto-Ridvan-Slivova-12-e1619679906901.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Stoltenberg do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe takimi do të mbahet në ora 14:30. Sekretari i NATO-s pritet ta takojë edhe kryeministrin Kurti.

Në njoftimin për media të NATO-s, bëhet e ditur se sekretari i Aleancës Veri-Atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq. /Telegrafi/