Please enter at least 3 characters.

Sejko: Shqipëria ka ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon

2023/05/Gent-Sejko.jpg
682:"Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko duke folur gjate nje konference per shtyp, ku komentoi situaten ekonomike ne Shqiperi dhe normat e interesit. Sejko tha se inflacioni pritet te pesoje ulje graduale ne tre muajt në vijim, teksa shtoi se do te rritet norma e bazes se interesit, nga niveli 2.75% ne nivelin 3.00%./r/n/r/nGovernor of the Bank of Albania, Gent Sejko, speaking during a press conference, where he commented on the economic situation in Albania and interest rates. Sejko said that inflation is expected to gradually decrease in the next three months, as he added that the base interest rate will increase, from the level of 2.75% to the level of 3.00%.
12:"MALTON DIBRA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se, “politikat e kujdesshme kanë mundësuar një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një stabilitet të përgjithshëm financiar pavarësisht goditjeve në 4 vitet e fundit”

Në fjalën e tij, mbajtur sot gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, Sejko theksoi se, “në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike, normat më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit”.

Guvernatori e cilësoi të një rëndësie të veçantë Raportin e Tranzicionit të BERZH, i cili siç tha ai, “hap siparin e analizave profesionale ekonomike për vitin, shtyn përpara debatin ekonomik, jo vetëm mbi sfidat e kohës, por edhe mbi politikat e duhura zhvillimore në funksion të një rritjeje sa më të shpejtë e të qëndrueshme, të përmirësimit të mirëqenies shoqërore, të integrimit ekonomik e financiar me partnerët tanë evropianë, si dhe të rritjes së rezistencës ndaj goditjeve”.

“Ndër temat e parashtruara në Raportin e Tranzicionit, dëshiroj të ndalem në atë të ndryshimeve klimatike. Ngrohja globale dhe rritja e frekuencës së fatkeqësive natyrore të lidhura me klimën, kanë pasoja gjithnjë e më të larta për të gjitha vendet e ekonomitë, qofshin ato të zhvilluara apo në zhvillim, të mëdha apo të vogla “, tha Sejko.

Vlerësimet e FMN-së, vijoi Guvernatori, sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarisht një episod fatkeqësie natyrore në vit, e cila shkakton dëme deri në nivelin 1.3% të PBB-së dhe prek të paktën 1 në 200 banorë të vendit.

Sejko apeloi që përballë kësaj situate, autoritetet publike duhet të angazhohen në plane e strategji konkrete për të minimizuar ndikimin e tyre dhe për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm.

“Përpjekjet e BSH-së: janë përqendruar në tre drejtime kryesore: Së pari, në monitorimin e rreziqeve klimatike dhe zgjerimin e kapaciteteve tona analitike në këtë fushë. Së dyti, në promovimin e financave të gjelbra. Ku së fundmi është miratuar “Strategjia për Menaxhimin e Rreziqeve Financiare të lidhura me Ndryshime Klimatike, 2023-2025” dhe së treti, në forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendas dhe të huaj”, u shpreh Sejko.

BSH punon me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të rritur dijen, ndërgjegjësimin dhe transparencën për çështje të lidhura me klimën. Prej vitit 2020, BSH është anëtare e Rjetit për një Sistem Financiar të Gjelbër (NGSF), ndërkohë që bashkëpunon prej shumë kohësh me Bankën Botërore (FinSAC), me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Qeverisë Zvicerane (SECO), Iniciativën e Vjenës dhe të tjerë.