Please enter at least 3 characters.

Sebastian Kurz angazhohet në SHBA - puna e re do t'i sjell më shumë të ardhura sesa si kancelar austriak

2020/09/Kurz.jpg

Ish-kancelari austriak, dikur kryeministri më i ri në botë, Sebastian Kurz, nënshkroi një kontratë të re pune në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të përditshmes “Estereich”, Kurz nga viti i ardhshëm do të kalojë pjesën më të madhe të kohës në SHBA, pasi është punësuar në sektorin privat, në fushën e investimeve.

Kurz njoftoi se do të publikojë detaje rreth punës së re dhe se për cilën kompani bëhet fjalë vitin e ardhshëm. Estereich pretendon se tashmë është e qartë se austriaku do të fitojë më shumë në punën e re sesa si kancelar.

Ai si kancelar kishte një pagë vjetore prej 312 mijë eurosh dhe në punën e re do të fitojë rreth gjysmë milioni euro në vit.

Kurz planifikon të jetojë në SHBA dhe Austri me partneren e tij, Suzana Tire dhe djalin e tij të sapolindur Konstantin.

Sa i përket politikës, Kurz padyshim që e ka mbyllur plotësisht atë kapitull të jetës së tij dhe siç shkruajnë mediat, aktualisht askush nuk beson në një rikthim të mundshëm në skenën politike. /Telegrafi/