Seanca do të udhëhiqet nga Adem Mikollovci dhe Teuta Rugova
03/08/2017
Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë sot në ora 10:00.
Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të zgjidhet Kryesia e Kuvendit dhe në fund të zgjidhet kryetari.
Në njoftimin e Kuvendit këto janë pikat e rendit të ditës:
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
- Dhënia e betimit të deputetëve,
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit
Ndërkaq, sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, seanca duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër që në këtë legjislaturë është Adem Mikullovci dhe deputetja më e re, që është Teuta Rugova.
Ndryshe, në këtë seancë nuk pritet të votohet Qeveria e Kosovës.


