Se të lëndohesh në Botëror nuk është aspak e lehtë dëshmon Nuno Mendes që largohet me lot në sy
28/11/2022
Nuno Mendes nuk i ka mbajtur lotët gjatë largimit nga fusha në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Uruguait.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit u lëndua në pjesën e parë të sfidës së raundit të dytë në Grupin H të ‘Katar 2022’.
Se sa i rëndësishëm është Kampionati Botëror për futbollistët e dëshmuan edhe lotët e tij në momentin e largimit.
Portugalia e fitoi sfidën e parë grupore ndaj Ganës me rezultat 3-2 dhe synon ta sigurojë kualifikimin në 1/8 e finales, ndërsa kjo do të ndodhë në rast se fiton.
Uruguai shpreson të mbetet në garë dhe t’i afrohet sa më shumë kualifikimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/ESPNFC/status/1597315588228931591


