Please enter at least 3 characters.

Se paraja nuk është gjithçka, Vinicius: Barca ofroi më shumë para, por unë zgjodha projektin e Realit

2019/03/Vinicius-Jr..jpg
249:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 06: Vinicius Junior of Real Madrid looks on during the Copa del Rey fourth round match between Real Madrid and Melilla at Estadio Bernabeu on December 6, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ai po rimëkëmbet pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes me Ajaxin.

Vinicius Junior ishte lënduar në humbjen e Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve gjersa ka folur gjatë ditës së sotme për mediat spanjolle.

"Gjendja ime po përmirësohet. Unë punoj me zell në një përpjekje për t'u kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur. Kur ndodhi lëndimi, ndjeva se diçka e theu", tha futbollisti.

"Kur u largova nga Brazili, e dija se do të shkoj në ekipin e parë të Real Madridit. Djemtë ishin shumë të mirë me mua, ata më ndihmuan shumë me përshtatjen. Solari ishte personi i parë që më besonte dhe më dha mundësinë të luaja në një nivel të lartë".

"Zidane ishte një lojtar i madh dhe tani është një trajner shumë i mirë. Është nder i madh të jem i nderuar që është trajneri ynë, megjithëse e kam parë pak ... Ishte e pabesueshme nga videot që kam parë", tha braziliani.

Futbollisti 18-vjeçar zbuloi se Barcelona i kishte ofruar më shumë para, por vendimi erdhi në bazë të projektit më të mirë.

"Barcelona dëshironte të paguante më shumë, por ne dëshironim projektin më të mirë dhe Marcelo e Casemiro më ndihmuan të tranferohesha te Reali", tha lojtari.

Ndryshe, Vinicius kaloi në radhët e Los Blancos pasi braktisi radhët e Flamengos gjersa deri më tani ka realizuar dy gola në 15 paraqitjet për 'mbretërit'. /Telegrafi/