Schweinsteiger drejt Turqisë
239:"MARSEILLE, FRANCE - JULY 07: Bastian Schweinsteiger of Germany reacts during the UEFA EURO semi final match between Germany and France at Stade Velodrome on July 7, 2016 in Marseille, France. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images
18/07/2016
Mesfushori i Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, është duke u kërkuar nga kampioni turk Besiktas.
Sipas LigTV, gjermani është një nga lojtarët të cilët nuk janë në planet e Jose Mourinho te Djajtë e Kuq dhe kështu largimi i tij është pothuajse i sigurt.
Kapiteni i përfaqësueses së Gjermanisë u përball me disa lëndime te gjiganti anglez, gjë që e pengoi atë të tregon vlerat e tij.
Vlera e kartonit të Schweinsteiger është rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/


