Please enter at least 3 characters.

Scholes: Nëse Pogba nuk është i lumtur, le të largohet nga Unitedi

2018/05/Pogba1.jpg
237:"LONDON, ENGLAND - MAY 19: Paul Pogba of Manchester United looks on during The Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Scholes e ka kritikuar edhe një herë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Mesfushori francez u transferua në verën e vitit 2016 nga Juventusi për një shifër rekord prej 105 milionë eurosh.

Megjithatë, Pogba ka qenë larg formës së treguar tek Zonja e Vjetër dhe shpeshherë ka qenë pjesë e kritikave, sidomos nga legjendat e Unitedit.

"Sapo të kalojë sezoni dhe lojtarët takohen me skuadrat e tyre kombëtare, ka gjithmonë ka disa komente", ka thënë fillimisht Scholes për TalkSport.

Pogba kritikohet vazhdimisht për formën e dobët tek Unitedi (Getty Images)

"Por shikoni, nëse lojtarët nuk janë të lumtur, le të largohen. Kjo është gjithmonë mënyra se si ndihem për këtë".

"Pogba ka qenë në rregull vetëm këtë sezon për një lojtar të kualitetit të tij".

"Ka ende kohë. Ai ka është tek United vetëm që dy vite dhe është ende një lojtar i ri".

"Le të shpresojmë se në sezonin e ardhshëm ai do të prodhojë më shumë formën e tij sa ishte te Juventusi", përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/