Please enter at least 3 characters.

Scholes duket se ka diçka presonale me Chelsean – legjenda mendon ende se United është më i mirë se blutë

2021/11/scholes.jpg

Paul Scholes ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Chelseat, duke pretenduar se Manchester United do të mundte ende skuadrën e Thomas Tuchel.

Komentet e ish-mesfushorit vijnë pas humbjes së aspak të mirëpritur të United 2-0 ndaj rivalëve lokal Manchester Cityt.

Ndërsa Scholes ishte i shpejtë për të vënë në dukje se sa larg janë Djajtë e Kuq nga Liverpool dhe City për sa i përket cilësisë, ai me sa duket nuk e ka të njëjtin vlerësim për Chelsean.

Lidhur me skuadrën e Tuchel, i cili fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar pasi mposhti Cityn në finale, ai sugjeroi që ish-klubi i tij mund të mundte Chelsean sot nëse takoheshin.

46-vjeçari, i cili tani është një ekspert i rregullt për mbulimin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve të BT Sport, më parë minimizoi shanset e Chelseat për të konkurruar për trofe këtë sezon.

"Unë mendoj se [Antonio] Rudiger ka qenë shumë i mirë, por përveç kësaj, ju keni Thiago Silva i cili është 36 ose 37 vjeç, Andreas Christensen është një lojtar i ri... Mendoj se në mes të fushës ju jeni mirë. Jorginho dhe [N'Golo] Kante janë lojtarë vërtet të mirë”.

"Unë thjesht nuk jam i sigurt se do të shënoni gola të mjaftueshëm dhe se jeni mjaftueshëm i mirë në mbrojtje", shtoi ai.

Chelsea është lider i Ligës Premier pas javës së 11 me 26 pikë, nëntë pikë më shumë se Manchester United që është në vendin e gjashtë. /Telegrafi/