Please enter at least 3 characters.

Schalke kualifikohet në LK

2016/01/f.0518175545483_m.jpg

Në takimin e zhvilluar në Mage Solar Stadion, ekipi nga Gelsenkirchen duhej që të mos pësonte, ndërsa skuadrës vendase i nevojitej fitorja për ta siguruar vendin e katërt.

Julian Draxler e zhbllokoi rezultatin (20’), ndërsa në pjesën e dytë vendasit barazuan me anë të Jonathan Schmid (54’). Një autogol i Julian Schuster (58’) ishte fatal për Freiburgun.

Schalke do të luajë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve në sezonin ardhshëm, ndërsa Freiburgu në Europa League. /Telegrafi/