Please enter at least 3 characters.

Sarri: Mediat po bëjnë presion të madh në Hudson-Odoin

2019/03/Callum-Hudson-Odi-e1551941253143.jpg
244:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Callum Hudson-Odoi of Chelsea in action during the UEFA Europa League Group L match between Chelsea and PAOK at Stamford Bridge on November 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefi i Chelseat, Maurizio Sarri thotë se mediat angleze duhet të lehtësojnë pritjet rreth Callum Hudson-Odoit.

Anësori është paraqitur në gjashtë ndeshje në Ligën e Evropës këtë sezon dhe italiani është pyetur nëse do të jetë kështu përsëri sonte kundër Dynamo Kievit.

"Hudson-Odoi është gjithmonë në mendjen time në çdo ndeshje", u përgjigj strategu që kohët e fundit ishte në qendër të kritikave për humbjet e njëpasnjëshme në Ligën Premier.

Callum Hudson-Odoi (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Nuk e di nëse sot do të jetë në fushë apo jo, por edhe mediat duhet të bëjnë më pak presion ndaj lojtarëve të rinj anglezë, sepse ata duhet të përmirësohen".

"Unë kurrë nuk kam parë një top lojtar që është 18-vjeçar, kështu që Callum, ashtu si edhe të gjithë lojtarët e tjerë në Angli, duhet të përmirësohen".

"Kjo është e rëndësishme dhe pastaj do të jetë në gjendje të jetë në tregoj cilësitë. Duhet të luajë pa presion për momentin, mendoj se mediat po bëjnë shumë presion tek lojtarët e rinj anglezë", tha italiani.

Ndryshe, Odoi kohët e fundit është përfol se do në sezonin e ri do të paraqitet në radhët e Bayern Munichut. /Telegrafi/