Saranda Hoda, e fundit që futet në Big Brother VIP
Foto: YouTube
18/11/2025
Saranda Hoda është banorja e fundit që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë.
E njohur për publikun prej kohësh, Sasa tani është e angazhuar në politikë.
Në klipin prezantues, ajo ka treguar se ka pasur sfida të shumta në jetë, e pse jo për të shijuar dhe një eksperiencë të tillë.
Veç Sasës, në këtë format ka karaktere e njerëz të profileve të ndryshme, të cilët premtuan spektakël.
Se si do të ambientohen e do të jetë loja e tyre, pritet të shihet në vazhdim.


