Sarah Jessica Parker feston 29-vjetorin e martesës me Matthew Broderick, punlikon fotografi të rralla nga ditët e para të romancës së tyre
Çifti i njohur i Hollywood-it, Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick, po festojnë 29-vjetorin e martesës së tyre.
Për të shënuar këtë përvjetor të veçantë, Parker, 61 vjeçe, u dha fansave një pamje të rrallë nga ditët e para të lidhjes së tyre përmes tre fotografive që nuk ishin publikuar më parë.
Ajo ndau në Instagram disa imazhe që tregonin çiftin në vitet e hershme të marrëdhënies së tyre, përfshirë edhe një fotografi shumë intime që pasqyronte jetën e tyre larg shkëlqimit dhe luksit të Hollywood-it.
Fotografia tregonte Broderick dhe Parker të përqafuar brenda shtëpisë. Parker ishte mbështetur pranë Broderick, 64 vjeç, ndërsa ai i jepte me dashuri një puthje në ballë dhe hante nga një tas.
“Nga 19 maji 1997 deri më 19 maj 2026”, shkroi ajo në përshkrim. “29 vite. Dhe vazhdojmë ende. Për ty, i dashuri im. Përgjithmonë të rinj. Me dashuri, gruaja jote Sarah Jessica”.
Postimi mori shumë shpejt qindra mijëra pëlqime dhe komente, përfshirë edhe një nga miku i tyre i ngushtë, Andy Cohen.
“Dhe njerëzit thoshin se nuk do të zgjaste!” shkroi ai.
Parker dhe Broderick u njohën në nëntor të vitit 1991, kur luajtën së bashku në skenë në produksionin How to Succeed in Business Without Really Trying, organizuar nga kompania teatrore Naked Angels Theatre Company e vëllezërve të Sarah, Toby dhe Pippin.
Në atë kohë, të dy ishin në lidhje me persona të tjerë, por e kuptuan se duhej t’i përfundonin ato marrëdhënie. Sarah tregoi në The Howard Stern Show:
“Të dy po dilnim me njerëz të tjerë, kështu që ishte diçka e ndaluar dhe qëndruam larg njëri-tjetrit… E kuptonim se duhej të vepronim drejt ndaj personave të tjerë dhe t’i përfundonim zyrtarisht ato lidhje”.
Më pas, ata luajtën sërish së bashku në How to Succeed in Business Without Really Trying në Broadway në vitin 1996, vetëm një vit para se të martoheshin.


