Sao Paolo do të organizojë paradë për heteroseksualët
04/08/2011
Kryetari i Sao Paolos Gilberto Kassab duhet ta nënshkruajë ligjin për të hyrë në fuqi por ai i tha mediave se një herë është duke e shqyrtuar.
Zyra e tij nuk dëshiroi të komentojë nëse ligji në fjalë do të mbështetet ose jo. Autori i këtij ligji, Carlos Apolinario tha se ideja për organizimin e Ditës së Paradës së Heteroseksualëve “nuk është anti-gay por një protestë kundër privilegjeve që gëzon komuniteti gay”. Shoqata braziliane e LGBT-së kritikoi ligjin, duke thënë se mund të provokojë dhunë homofobike. /Telegrafi/


