Please enter at least 3 characters.

Sane thuhet se është i vendosur të largohet nga City, e do kalimin te Bayerni

2019/08/leroy-sane-bayern-munich_17tclc6wejp4f1lkvplslduwl5.png

Leroy Sane siç duket është i vendosur që të largohet nga Manchester City në këtë afat kalimtar, derisa lidhet me një kalim te Bayern Munichu.

Anësori gjerman thuhet se i ka bërë të qartë kampionit të Ligës Premier se e dëshiron kalimin te Bavarezët qysh në këtë javë.

Sipas asaj që raporton Kicker, Sane ka biseduar me Pep Guardiolan për t’i kumtuar vendimin e tij që të rikthehet në Bundesligë.

Talent gjerman u transferua te Manchester City nga Schalke, por minutazha e vogël që mori në sezonin e kaluar, ka bërë që ai ta kërkojë largimin.

Mediumi gjerman më tej raporton se Sane është pajtuar me kushtet e ofruar nga Bayern Munich, mirëpo tani është marrëveshja mes të dyja klubeve.

Citizens kërkojnë rreth 100 milionë euro shitja e anësori, mirëpo kampioni i Bundesligës nuk ofron më shumë se 80 milionë euro, derisa marrëveshja mund të arrihet në shumën e 85 milionë eurove. /Telegrafi/