Sancho ndihet krenar për golin e parë te Man Utd
24/11/2021
Jadon Sancho është shprehur në rrjetet sociale për të treguar krenarinë e tij për shënimin e golit të tij të parë për Manchester Unitedin.
Anglezi, i nënshkruar nga Borussia Dortmund në verë, shënoi golin e fundit në fitoren 2-0 të së martës ndaj Villarrealit.
Fitorja rezervoi vendin e Unitedit në fazën e 1/16-tës në Ligës së Kampionëve.
Ky ishte goli i parë i Sanchos që nga transferimi i tij në Old Trafford dhe kjo e ka bërë krenar lojtarin, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
“Krenar që shënova golin tim të parë për Man Utd në kompeticionin më të mirë të futbollit botëror, Ligën e Kampionëve!”.
“Përpjekje e madhe ekipore nga djemtë sonte”, ka shkruar Sancho në profilin e tij privat. /Telegrafi/


