Please enter at least 3 characters.

Sanchez dëshiron t'i bashkohet PSG-së në janar

2018/10/Sanchezz.jpg
277:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 02: Alexis Sanchez of Manchester United reacts during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Valencia at Old Trafford on October 2, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexis Sanchez pret të largohet sa më shpejt nga Manchester Unitedi dhe të bashkohet me klubin francez, Paris Saint-Germain.

Sulmuesi kilian nuk është aspak i lumtur me situatën e tij te Unitedi dhe shpreson për një largim nga Old Trafford këtë dimër.

Sipas mediumit The Mirror, Sanchez shpreson për një largim nga nga Manchester United, me Paris Saint-Germain në krye të listës së dëshirave të tij.

Sanchez ka mbetur poshtë në hierarkinë e sulmuesve në Old Trafford dhe është lodhur nga kritikat e Jose Mourinho ndaj tij, kështu që dëshiron largimin.

Sanchez dhe Mourinho nuk kanë aspak raporte të mira (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Arsenalit thuhet se i ka angazhuar edhe agjentët e tij të kërkojnë nga drejtuesit e klubit anglez një largim të mundshëm në mes të sezonit.

PSG është një nga klubet e pakta që mund të përballojnë pagën e Sanchezit dhe të paguajnë një tarifë transferimi, të cilën United dëshiron.

Por, sipas mediave angleze, edhe klubet në Spanjë dhe Itali gjithashtu mbeten mundësi ideale për transferimin e Sanchezit.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/