Please enter at least 3 characters.

Samsung me porosi rekorde për Galaxy S6 dhe S6 Edge

2016/01/samsung-me-porosi-rekorde-p-euml-r-galaxy-s6-dhe-s6-edge_hd.jpg

Derisa Samsung ka rënë nga pozita e liderit global të shitjeve me telefonat e mençur, para-porositë për modelet e saj të fundit - Galaxy S6 dhe S6 Edge besohet se kanë arritur rekorde të reja, dhe kjo do të bëjë që Samsung përsëri ta marrë kreun e listës në nivel botëror.

Samsung tashmë ka marrë 20 milionë paraporosi për S6 dhe S6 Edge — 15 milionë për S6 dhe 5 milionë për S6 Edge. Këto porosi janë bërë nga operatorët mobil nga e gjithë bota, raporton The Korea Times.

Samsung ka pasur luhatje të mëdha në biznesin e saj mobil në vitet e fundit, dhe për këtë Samsung u zotua se do ta rindërtojë krejtësisht linjën e produkteve të saj mobile. (Telegrafi)