Samsung me modelin Galaxy Mega 7.0 me ekranin gjigant?
24/04/2014
Njëri prej modeleve të përfolura është fableti i ri i Samsung, i cili thuhet se do të ketë ekranin me diagonalen prej 7 inç.
Bëhet fjalë për modelin e ri të fabletit - Samsung SM-T2558, i cili me siguri se do të njihet si telefoni me ekranin më të madh ndonjëherë.
Thashethemet për telefonin-tablet thonë se modeli i ri do të jetë pjesë e linjës Galaxy, dhe do të quhet Galaxy Mega 7.0.
Specifikat e përfolura të kësaj pajisjie thuhet se do të përfshijnë procesorin me 1.2GHz quad-core me 1.5GB RAM, 8MP kamerë të pasme dhe 2MP kamerë të pëparme. Galaxy Mega 7.0 do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, dhe 8GB memorie të brendshme, bashkë me opsionet për lidhje në 3G dhe 4G LTE. / Telegrafi /


