Samanta Karavella synon tregun ndërkombëtar?
21/06/2019
Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella, ka njoftuar fansat e saj se nesër do të publikojë këngën e re.
Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram ajo zbulon emrin e këngës, e cila do të titullohet "My heart's song".
Ky projekt i saj do të publikohet në "Panik Entertainment", labelit grek - ku pjesë e tij është edhe shqiptarja Eleni Foureira.
Duket se Karavella ka synim tregun ndërkombëtar dhe pas kësaj kënge presim të shohim suksesin e saj.
Ndryshe, "Ku ma le" mban titullin projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja shqiptare që në YouTube ka kaluar mbi pesë milionë shikime. /Telegrafi/


