Please enter at least 3 characters.

Sallatë me spinaq dhe me mollë

2016/01/f.1109013711280_m.jpg

Materialet për 6 persona:

* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë çaji mustardë
* 2 lugë çaji mjaltë
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/8 lugë çaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla
* 1/4 filxhan djathë i grirë hollë

Përgatitja:

1.
Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.

2.
Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë.