Please enter at least 3 characters.

Sallatë me mish pule, me arra dhe me kumbulla të thata

2022/12/4e4830c451e684c425fc0db5e0107cef9675a.jpg

Është jashtëzakonisht dekorative dhe ky kombinim i pazakontë do t’ju kënaqë

Viti i Ri po afrohet e bashkë me të edhe tavolina e pasur.

Nëse dëshironi të kënaqni mysafirët dhe familjarët tuaj me një pjatë të re, kjo herë është mënyra për të “thyer” monotoninë.

Përbërësit:- 300 g mish të bardhë pule të zier,- 3 vezë të ziera,- 100 g kaçkavall,- 2 thelpinj hudhre,- 150 g majonezë,- 100 g kumbulla të thata,- 150 g arra.Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në katrorë dhe vendoseni në një enë, sipër vendosni djathin e grirë në rende, pak majonezë dhe kumbulla të grira.

Vendosni sërish majonezë, të verdhat e vezëve të grira në rende dhe arrat e grira.

Sërish vendosni majonezë dhe në fund të bardhat e vezëve të grira në rende.

Dekorojeni sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.