SALES BOOTCAMP – Një ditë për ta ndryshuar mënyrën si shet
Shitja sot nuk është më thjesht të dish si ta prezantosh një produkt apo si ta bindësh një klient të blejë. Klientët janë më të informuar, kanë më shumë alternativa dhe marrin vendime më ndryshe. Prandaj, rezultatet në shitje nuk varen vetëm nga produkti që ofron, por nga mënyra se si ndërton marrëdhënien, si komunikon, si zbulon nevojën dhe si e udhëheq klientin drejt vendimit.
Pikërisht për këtë është krijuar Sales Bootcamp – një eksperiencë intensive dhe praktike për profesionistët e shitjes që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të marrin rezultate më të mira në terren.
Nuk është thjesht një trajnim. Është një ditë e fokusuar në situatat reale me të cilat përballen shitësit çdo ditë. Nga mënyra se si të qasesh te një klient i ri, si të bësh pyetjet e duhura dhe si të identifikosh nevojën e vërtetë, deri te menaxhimi i kundërshtimeve, negocimi dhe mbyllja e shitjes. Sepse në fund, njohuria ka vlerë vetëm kur mund ta aplikosh.
Në Sales Bootcamp fokusi është te praktika, diskutimi, ushtrimet dhe teknikat që mund të përdoren menjëherë në punën e përditshme.
Çfarë e bën një shitës më të mirë? Jo vetëm aftësia për të folur. Një shitës i mirë di të dëgjojë. Di të bëjë pyetje. Di të kuptojë atë që klienti nuk e thotë drejtpërdrejt. Di të menaxhojë refuzimin. Di të krijojë besim. Dhe mbi të gjitha, di ta udhëheqë bisedën pa e kthyer atë në presion për shitje. Këto janë aftësi që zhvillohen përmes praktikës.
Prandaj, Sales Bootcamp është ndërtuar për të kaluar përtej teorisë dhe për t'i vendosur pjesëmarrësit përballë situatave reale të shitjes.
Për kë është Sales Bootcamp?
Për profesionistët që janë çdo ditë në kontakt me klientë, për ekipet e shitjes, account managers, business developers, drejtuesit e ekipeve dhe të gjithë ata që duan të rrisin efektivitetin e tyre në shitje.
Nëse qëllimi është të shesësh më shumë, të komunikosh më mirë dhe të krijosh marrëdhënie më të forta me klientët, kjo është një ditë që ia vlen të investohet.
Prishtinë – Four Points by Sheraton, Marigona | 📅26 Shtator
Sales Bootcamp – më pak teori, më shumë praktikë. Një ditë intensive për të zhvilluar aftësitë që bëjnë diferencën në shitje.


