Please enter at least 3 characters.

Salah kërkon garanci për skuadrën përpara se të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Liverpoolit

2021/12/Salah-1.jpg

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah kërkon siguri për planet e klubit për vitet e ardhshme, pasi duhet të jetë i bindur për rinovimin e kontratës.

Sipas mediumit Sky Sports, kushtet financiare nuk janë çështja e vetme që pengon Salah të zgjasë marrëveshjen e tij me klubin nga Anfield.

Ndërsa ai dëshiron të fitojë një pagë më të lartë se sa i ofrohet, Salah gjithashtu dëshiron të sigurohet se do të luajë për një klub që sfidon trofe të mëdhenj.

29-vjeçari dëshiron të dijë se Liverpooli do të investojë në lojtarët më të mirë në botë për të ndërtuar një ekip që pretendon titullin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Tifozët do të shpresojnë që Salah të rinovojë kontratën, duke pasur parasysh kontributin e tij jetik me shënimin e golave dhe asistimeve këtë sezon.

Salah ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të qëndruar në Liverpool para disa ditësh.

“E kam thënë disa herë, nëse vendimi varet nga unë, dua të qëndroj në Liverpool. Por, vendimi është në dorën e menaxhmentit dhe ata duhet ta zgjidhin këtë çështje”, ka thënë Salah për MBC Masr TV.

Ndryshe, Ish-sulmuesi i Romës ka shënuar 20 gola në 21 paraqitje deri më tani. /Telegrafi/