Please enter at least 3 characters.

Sabri Fejzullahu me dedikim të veçantë për Ermalin në ditëlindjen e 35-të: Ti je diell që më ngroh, vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur

2023/08/Screenshot_2-67.png

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.

I lindur më 23 gusht të vitit 1988 në Prishtinë, ai ka mbushur plot 35 vite jetë.

Artisti me këtë rast mori urime të shumta dhe një i veçantë nuk mungoi as nga babai i tij, ylli i skenës, Sabri Fejzullahu.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Fejzullahut (pa ndërhyrje):

“Ti je BOTA E IME.Ti je DIELLË QË MË NGROHËTi je ARTIST I MADH ME ZË E ME SHPIRTËAma kto ti dha Publiku Shqiptarë nga e tër BotaTy ta dha Zoti, Zërin e Talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr.Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësin.Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkonë.I bëfsh 100 o fryma e babit”. /Telegrafi/