Please enter at least 3 characters.

Sa miliardë euro duhen për rindërtimin e Gazës - edhe atë nëse ndalet sot lufta mes Izraelit dhe Hamasit

2024/02/lcimg-b48a7e06-df02-48b5-97d5-ac8bc284b2f8.jpg

Gazës do t'i duhet një "Plan i ri Marshall" për t'u rikuperuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë një zyrtar i organit tregtar të OKB-së.

Duke folur në margjinat e një takimi të OKB-së në Gjenevë sot, Richard Kozul-Wright, drejtor në organin tregtar UNCTAD, tha se dëmi nga konflikti deri më tani arriti në rreth 19 miliardë euro.

Kjo është tashmë katërfishi i luftës shtatë-javore të Gazës në vitin 2014, raporton skynews.

"Ne po flasim për rreth 20 miliardë dollarë nëse ndalon tani", tha ai, duke i bazuar vlerësimet në imazhet satelitore.

Rindërtimi do të kërkojë një plan të ri Marshall, tha ai, duke iu referuar planit të SHBA-së për rimëkëmbjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

UNCTAD njoftoi përmes një raporti muajin e kaluar se mund të duhen shumë dekada që ekonomia e Gazës të rifitojë madhësinë e saj para konfliktit nëse armiqësitë në enklavën palestineze nëse ndalet sot lufta mes Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/