Please enter at least 3 characters.

Sa më shumë – aq më mirë: Bëhuni të mençur dhe bëni seks!

2016/01/sa-m-euml-shum-euml-ndash-aq-m-euml-mir-euml-b-euml-huni-t-euml-men-ccedil-ur-dhe-b-euml-ni-seks_hd.jpg

Seksi mund të përmirësojë punën e trurit, ka zbuluar një hulumtim më i ri i bërë, tek kafshët, i cili është botuar në revistën “Brain Research”.

Në këtë hulumtim, transmeton Telegrafi, shkencëtarët koreanë kanë studiuar aktivitetin e trurit te minjtë pastaj mënyrën se si ai ndryshon kur janë seksualisht aktiv.

Është konstatuar që më shumë se 24 orë pas aktit seksual aktiviteti i trurit i minjve ka mbetur i shtuar. Stimulimi i shtuar i trurit ka mbetur i qëndrueshëm madje edhe kur minjtë u janë ekspozuar testeve stresuese pas aktit seksual.

Natyrisht, që psikika e minjve dhe e njerëzve nuk është e njëjtë, mirëpo përse nuk do të duhej të kishim edhe një argument që kohën në dhomën e gjumit ta kalonim sa më aktivisht seksualisht. /Telegrafi/