Please enter at least 3 characters.

Sa e rrezikshme është mbushja e veturës me gaz në një “pikë karburanti të pacertifikuar” e tregojnë këto pamje në Brazil

2022/03/www1111-e1648661350298.jpg

Të gjithë ata që i tremben gazit në makinë, do të frikësohen edhe më shumë kur të shohin këto pamje.

Dhe vërtet, kjo tezë është e vlefshme, por me një kusht.

Kur një instalim gazi është i instaluar gabimisht, gjegjësisht instalim i paligjshëm i pjesëve pa asnjë certifikatë, siç supozohet të ketë qenë këtu, përcjell Telegrafi.

Aksidenti thuhet se ndodhi më 16 mars në periferi të Fortaleza-s, në verilindje të Brazilit, kur një rezervuar gazi shpërtheu teksa po përfundonte mbushja e një veture.

Pavarësisht shpërthimit që shkatërroi një veturë Volkswagen, një punonjës i fabrikës së shisheve dhe pronari i mjetit kaluan pa lëndime. /Telegrafi/