Please enter at least 3 characters.

Rusia shpenzon burime të mëdha për përfitime minimale në Ukrainë

2023/04/2022-10-10T145052Z_89304947_RC29YW9UWTDT_RTRMADP_3_UKRAINE-CRISIS-MOBILISATION-DONETSK-REGION-1024x683-1.jpg
199:"Russian newly-mobilised reservists train at a shooting range in the course of Russia-Ukraine conflict in the Donetsk region, Russian-controlled Ukraine, October 10, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko
7:"REUTERS

Rusia "ka gjasa të ketë shtuar sulmet" rreth qytetit lindor të Marinkas në javën e fundit, njoftoi inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe deklaroi se Marinka është sulmuar që nga viti 2014 dhe është "shkatërruar kryesisht nga shkëmbimet e artilerisë".

Qyteti është rreth 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Donetsk, raporton skynews.

"Rusia vazhdon t'i japë prioritet të lartë operacioneve të burimeve në sektorin më të gjerë të Donetskut", tha Ministria e Mbrojtjes.

Ai shtoi se Moska po "shpenzon burime të konsiderueshme për përfitime minimale".

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/