Please enter at least 3 characters.

Rusia po zhvillon një luftë hibride në territorin e Bosnjës e Hercegovinës

2020/07/russia-bih.jpg
642:"Bosnian-Serb supporters of leftist parties hold up images of Russian leader Vladimir Putin during a rally in support of the government in Banja Luka on May 14, 2016. Thousands of opponents and supporters of Bosnian Serb-run entity's leader Milorad Dodik faced each other on May 14 at simultaneous gatherings, accusing each other of corruption and treason. This is the fist opposition protest of this size against Dodik, since 2006 the strongman of Republika Srpska (RS), which along with Muslim-Croat Federation makes postwar Bosnia., Image: 284585988, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, AFP
15:"Profimedia, AFP

Rusia po zhvillon një luftë hibride në territorin e Bosnjës e Hercegovinës, kështu ka thënë bashkë-kryetari i aleancës Amerikano-Evropiane me qendër në Washington, Reuf Bajroviq.

Bajroviq për "Avaz" ka komentuar deklaratën e ambasadorit rus në Bosnjë e Hercegovinë, Petar Anatoljeviq Ivancov, i cili kundërshton hyrjen e kësaj të fundit në NATO, duke thënë se, "integrimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO do të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin".

"Rusia ka zhvilluar një luftë hibride në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës që nga fundi i vitit 2014, kur u bë e qartë se Bosnja dhe Hercegovina do të bënte një hap përpara drejt NATO-s, sepse atëherë u krijua koalicioni qeverisës, i cili u pajtua për regjistrimin e pasurisë ushtarake. Gjatë vitit 2015, është regjistruar një sasi e mjaftueshme e lokacioneve ushtarake, gjë që çoi në aktivizimin e MAP të NATO-s në vitin 2019, kur u dërgua Programi i Reformës", thotë Bajroviq.

Reuf Bajroviq, bashkë-kryetari i aleancës Amerikano-Evropiane me qendër në Washington

Një pjesë e aparatit shtetëror të Serbisë dhe Kroacisë janë një pjesë integrale e operacioneve ruse në Bosnjë e Hercegovinë. Ai beson se, e njëjta gjë vlen për disa akterë politikë dhe media në Bosnjë e Hercegovinë.

"Nuk duhet të na habisë që rusët po fillojnë përdorimin e forcës së modeluar në grushtshtetin e dështuar në Mal të Zi në muajin tetor 2016. Rusët kanë zhvilluar një rrjet akterësh të mundshëm paramilitare në Republika Srpska në bashkëpunim me KOS-in, forcuan lidhjet me udhëheqjen e HDZ-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe tani janë përqendruar të integrojnë partnerët e tyre në Sarajevë në boshtin Dodik-Çoviq. Do t’i njihni më së miri këta akterë nga Sarajeva duke e dobësuar aktivizimin e MAP-it", përfundoi ai. /Telegrafi/