Please enter at least 3 characters.

Ruiz i thotë Joshuas: Do t'i jap fund karrierës tënde në shkretëtirë

2019/06/Joshua-Ruiz-Jr-1.jpg
233:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Andy Ruiz Jr knocks down Anthony Joshua in the seventh round during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Andy Ruiz e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se do t’i përfundoj karrierën më rimeçin që do të zhvillohet në Arabinë Saudite në fund të këtij viti.

Meksikano-amerikani i befasoi të gjithë më 1 qershor duke e nokautuar amerikanin dy herë brenda përballjes, për ta përfunduar luftën në raundin e shtatë në Madison Square Garden.

Ruiz jo vetëm i shkaktoi humbjen e parë Joshuas në karrierë, por edhe i mori tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF.

Andy Ruiz dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Në luftën time të parë kam shkruar histori, u bëra i pari meksikano-amerikani që e fiton titullin e kampionit e peshave të rënda në botë”, ka shkruar numri një i boksit në botë.

“Jam i nderuar që Arabia Saudite më ka ftuar mua. Unë kam pranuar rimeçin me AJ  dhe jam duke shikuar që t’i përfundoj karrierën në shkretëtirë. Mos e humbisni luftën”, ka shkruar më tej Ruiz.

Ruiz dhe Joshua do të përballen më 7 shtator në Arabinë Saudite në një arenë që ka kapacitetin e 12 mijë ulëseve. /Telegrafi/