Please enter at least 3 characters.

Rrugët me borë, shoferi i një kamioni rrezikon qytetarët në Ferizaj

2022/01/271384195_2009460242566186_7944073503609176385_n-1.jpg

Bora që ka rënë këtyre ditëve ka vështirësuar edhe më shumë lëvizjen e qytetarëve nëpër trotuare, të cilat nuk janë pastruar siç duhet. Vështirësi në komunikacion janë duke pasur edhe shoferët, ku disa nga veturat edhe kanë mbetur në borë.

E përkundër situatës me borë, disa shoferë edhe gjatë kësaj kohe bëjnë lëvizje të pa kontrolluara gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Në redaksinë e Telegrafit ka arritur një video ku shihet se një shofer i një kamioni në Ferizaj ka rrezikuar qytetarët, duke lëvizur kohë pas kohe në dy kahjet e rrugës.

Ndryshe, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, pasi që rrugët mund të jenë me ngrica. /Telegrafi/