Please enter at least 3 characters.

Rrugët e Maqedonisë të mbushura me mbeturina

2016/01/mbyllet-qarkorja-e-shkupit-p-euml-r-komunikacion_hd.jpg

Qarkorja e Shkupit ngjan si një deponi e gjatë dhe në vend të një rruge transitore, ajo dita ditës më shumë ngjan si një deponi.

Po ashtu nëse dëshironi t'i ikni turmës në qytetin e Shkupit do të mund të shihni peizazhin e vizatuar nga qytetari i pandërgjegjshëm. Mund të shihni mbeturina, goma të përdorura dhe gjithçka tjetër që ndot mjedisin jetësor. Nuk mungojnë as kafshë të ngordhura.

Gati çdo metër në qarkoren e Shkupit është me mbeturina, kanaçe, plastikë dhe mbetje nga ushqimi.

Drejtori i NP "Rrugët e Maqedonisë" bën thirrje për ndërgjegjësim nga qytetarët dhe se mjedisin jetësor duhet të mbrohet nga secili.

"Ne nuk kemi kompetenca për pastrimin e mbeturinave, megjithatë në kuadër të mirëmbajtjeve të rregullta ne bëjmë edhe mbledhjen e mbeturinave dhe kjo ndodh disa herë n vjet", tha Kostadin Acevski./Telegrafi/