Please enter at least 3 characters.

Rrobat e zeza sërish sikur të reja: një truk i lirë për kthimin e ngjyrës së zezë në gardërobë

2016/08/aid3959473-728px-Keep-Black-Clothes-from-Fading-Step-3.jpg

Amvisat theksojnë që ky truk për kthimin e ngjyrës së zezë në gardërobë sjell rezultate të shkëlqyeshme.

Nevojitet vetëm të shtoni një lugë të vogël piper të zi (përafërsisht 5 gramë) në kazanin e rrobalarëses me rroba të zeza, transmeton Telegrafi.

Lëshojeni rrobalarësen, dhe lani rrobat në programin e zakonshëm. Kokrrizat e piperit shtresojnë detergjentin që shkakton zbehjen e rrobave. Pastaj ai ikën me procesin e shpëlarjes.

Për çka bëhet ky truk?

Rrobat zbehen për shkak të grumbullimit të detergjentit, ndërsa abraziviteti i piperit do t’i qërojë këto mbetje, kurse e zeza e piperit do t’i japë nuancë shtesë të zezë rrobave tuaja.

Kështu, piperi i zi do të ndryshojë një herë e përgjithmonë larjen e rrobave me ngjyrë.

Harrojini detergjentet e shtrenjta që mbrojnë ngjyrat, thjesht provo këtë truk të pakushtueshëm. /Telegrafi/