Theksi është vënë tek pantallonat dhe xhinset, në kombinim me xhaketat dhe bluzat.
Në revynë e Chanel, të mbajtur në kuadër të Javës së Modës në Paris, kemi pasur rastin të shohin damat e njohura të stilizuara, të cilat kanë ardhur të kënaqen në spektaklin e modës çfarë di të organizojë vetëm Karl Lagerfeld.
Kombinimet e tyre të modës mund t’ju shërbejnë si inspirim, transmeton Telegrafi.
1.Pantallona të zeza, bluzë të zezë dhe xhaketë bezhë të thurur – për damën elegante, afariste. Sipas shembullit të aktores së re
Anamaria Vartolomei.
2.Xhinse klasike në kombinim me xhemperin dhe këpucët të zeza me taka – shik dhe elegante, sipas shembullit të aktores
Phoebe Tonkin.
3. Aktorja dhe manekinia
Marie-Ange Casta ka mbajtur leksion elegance –
pantallona të zeza model të gjerë, pulovër dhe fanellë me fyt, me detaje të mjaftueshme të cilat freskojnë kombinimin ngjyrë të zezë-bezhë.
4.Sofia Coppola dhe
Erin Wasson kanë qëlluar në shenjë. Njëra në
xhinse dhe xhaketë, tjetra në kompletin bardhë-zi. /Telegrafi/