Please enter at least 3 characters.

Rritje e rasteve me COVID-19, IKSHPK apelon të vendosen maskat në ambientet e mbyllura

2022/03/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-37.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se ditëve të fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve me coronavirus në Kosovë, ndërsa ka apeluar që të vendosen maskat në ambientet e mbyllura.

IKSHPK kujton se pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar, ndërsa po ashtu bëri thirrje për vaksinim.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK-së:

Të nderuar qytetarë!Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19. /Telegrafi/