Please enter at least 3 characters.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

 Nafta
Foto: Ilustrim
nafta

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht4,85 % në raport me vendimin e datës 10.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 4,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 6,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,188 den/kg dhe tani do të jetë 43,726 den/kg.

Në vendimin e sotshëm vazhdon zbatimi i shumës së ulur të akcizës prej 2,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe shumës së ulur të akcizës prej 4,00 den/l për EURODIZELIN (D-Е V).

Nga data 18.8.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 91,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 93,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 43,726 (denarë/kilogram)