")
Please enter at least 3 characters.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

2016/01/metoda-t-euml-reja-t-euml-kontraband-euml-s-me-naft-euml-video_hd.jpg

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten për 0.50 denarë për litër nga mesnata e mbrëmjes së sotme, ndërsa çmimi i Eurodieselit do të rritet për 3 denarë për litër, njoftojnë nga Komisioni Rregullatorë për Energjetik.

Në të njëjtën kohë, çmimi i vajit shtëpiak ekstra të lehtë EL-1 rritet për 13.50 denarë për litër, ndërsa nafta M-1 mbetet e pandryshuar.

Çmimi i EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 67,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 69,50 denarë,

EURODIESEL BS (DE V) do të shitet për 58.00 denarë për litër./Telegrafi/